Khedira: Ka ardhur koha të provoj një eksperiencë të re

23.05.2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Khedira: Ka ardhur koha të provoj një eksperiencë të re

Sami Khedira nuk do ta rinovojë kontratën me Realin Madridit duke përgatitur lamtumirën nga skuadra “Los Blancos”. Këtë e konfirmon vetë mesfushori gjerman që kërkon të provojë një eksperiencë të re pasi gjatë sezonit të fundit ka gjetur pak hapësira në radhët e skuadrës së Ancelottit.

“Stërvitja e fundit ishte disi e çuditshme, një ditë e shoqëruar me shumë emocione. Jam i trishtuar për këtë por duhet të largohem. Ky ishte viti më i vështirë i karrierës time por dëmtimi i rëndë në gju nuk më ka lejuar të luaj në vazhdimësi. Arrita të isha i pranishëm në finalen e Champions League dhe në Botërorin e Brazilit prandaj besoj se jam sforcuar shumë duke kërkuar rikuperimin në kohë rekord. Situata u komplikua shumë në fillim të sezonit. Gjithsesi, për të qenë deri në fund të ndershëm, duhet ta pranojmë se mosaktivizimi im nuk lidhet me dëmtimet”.

Në vijim, Khedira sqaron arsyet pse vendosi të mos hidhte firmën në kontratën e re.

“U takuam disa herë dhe unë personalisht kam qenë i sinqertë. Në dhjetor e kuptova se gjeja më e mirë që duhej të bëja ishte një aventurë e re. Më duhet të theksoj se ky vendim nuk lidhet aspak me klubin sepse oferta që më kanë bërë ishte shumë e mirë. Nuk është e vërtetë se kam kontaktuar me Bayernin sepse jemi në fundin e muajit Maj dhe unë nuk kam ende një skuadër të re. Kur Xabi Alonso u largua ua bëra me dije drejtuesve se nuk kisha asnjë qëllim ta ndiqja te Bayerni”.

Në fund, ai u jep një përgjigje edhe zërave që e kanë akuzuar për mungesë profesionalizmi.

“Ato që janë thënë gjatë sezonit të fundit më kanë vrarë në shpirt. Ky nuk ishte fundi që kisha dashur dhe më vjen shumë keq që më kanë akuzuar sepse në plan të parë kam vendosur përherë interesin e skuadrës”./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit