Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit.
Ai në “Pressing” të T7, ka thënë se një staf profesional do të duhej të kishte mbështetje edhe prej shtetit.
Gjatë ditës ka pasur bastisje dhe arrestime me urdhër të Gjykatës Speciale.
“Një pjesë e madhe e stafit që punojnë, stafit profesional atje kanë kaluar një periudhë kogja të gjatë të punës në Kosovë, edhe në UNMIK, edhe në EULEX – dhe kjo për bindjen time mundet me nxitë këtë gjykimi, edhe këtë ndjenjën e inatit qoftë për telashet që i kanë pasur brenda vetës gjatë misioneve në Kosovë, qoftë për situata të tjera”, ka thënë Ramadani.
“Ajo që e mendoj është se stafi, sidomos stafi që i ndihmon Prokurorisë së specializuar, të zëmë në përkthimin në gjuhën shqipe apo prej gjuhës shqipe, besoj që do të duhej të ishte më i mbështetur prej shtetit të Kosovës, pra të ketë staf profesional. Ne kemi parë raste publike kur një i dënuar në shkallë të parë ka thënë se ato që janë të përkthyne unë nuk i kam thënë, janë të përkthyne gabim. Rasti i Peter Shalës do të duhej ta ngriste vëmendjen menjëherë, a ka mungesë të stafit profesional. Mundësia e përkthimit të një fjale gabim mundet me ndryshu krejt procesin”, ka deklaruar ai.