Këto janë të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel lidhur me targat

E publikuar: 30/09/2021 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se pas dy ditësh diskutime është arritur marrëveshja në mes dy shteteve lidhur me vendosjen e targave në automjetet që hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Lajçak ka deklaruar se nga 4 tetori do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme, transmeton lajmi.net.

Poashtu është theksuar se pas tërheqjes së Njësive të Specializuara të Kosovës nga veriu dhe largimit të barrikadave të vendosura nga serbët aty për rreth dy javë do të jetë i vendosur KFOR-i që të kujdeset për situatën.

I NGJAJSHËMKËTO JANË TË GJITHA PIKAT E MARRËVESHJES SË ARRITUR NË BRUKSEL LIDHUR ME TARGAT

Marrëveshja e plotë e arritur sot në Bruksel:

Njësitet speciale të Polciisë që për momentin janë të vendosura në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjal do të largohen bashkë me bllokadat në rrugë, duke nisur nga datë 2 tetor, 2021 në orën 8:00 deri jo më vonë se në orën 16:00. KFOR-I do të vendosohet në pikat kufitare në Jarinjë Bërnjak.

Më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosje e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.

Një Grup Punues, përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së, do të vendosët për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e autometëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë të arriturar e tij për një zgjidhje të përhershme, te formati i lartë i dialogut./Lajmi.net/