Këto janë qytetet ku e nisin fushatën LDK, AAK e Nisma

E publikuar: 20/09/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka mbetur vetëm edhe një ditë që zyrtarisht të bëhet hapja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

Partitë politikë nesër bëjnë hapjen e tyre të fushatës parazgjedhore, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, nga ku edhe fillojnë premtimet se çfarë do të bëjnë për të përmirësuar komunat ku garojnë.

Lumir Abdixhiku nga LDK ka bërë të ditur për Express se partia e tij do ta fillojë fushatën nesër, duke filluar nga ora 17:00, në Prishtinë, salla 1 Tetori.

Ndërkaq partia e Ramush Haradinajt po ashtu fushatën e vet do ta mbajë në sheshin e Prishtinës. Muharrem Nitaj nga kjo partia bëri të ditur për Express se do ta fillojnë fushatën në sheshin 21 në Prishtinë.

“Të ejten, 21 shtator (nesër), në orën 17:00, në Sheshin 21 në Prishtinë bëhet hapja zyrtare e fushatës zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet lokale 2017”, ka thënë Nitaj.

Kurse Nisma për Kosovën thotë se më 22 shtator do ta bëjë hapjen zyrtarë të fushatës së tyre.

Bilall Sherifi nga Nisma tha për Express se fushata fillon nga ora 18.00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren.