Këto janë ngjarjet e ditës se sotme

E publikuar: 23/12/2016 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E premtja e 23 dhjetorit është e mbushur për sa i përket zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme. Dy seanca prite sot t’i zhvillojë Kuvendi i Kosovës. Fillimisht në ora 11:00, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i adresohet Kuvendit në fjalimin vjetor. Ndërsa, nga ora 15:00, do të zhvillohet interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa për ndërtimin e murit në veri, transmeton Indeksonline.

Poashtu LDK sot do të shënojë 27 vjetorin e themelimit. Ndërsa, një delegacion i LDK-së do të bëjnë homazhe tek varrezat e ish presidentit Ibrahim Rugova.

Aktivitetet e ditës se sotme do të fillojnë më mbledhjen e qeverisë se Kosovës, e cila pritet të nisë në ora 09:00.

Gjatë ditës do të mbahen edhe një tryezash e konferencash të ndryshme./Indeksonline/

Këto janë ngjarjet e datës 23 dhjetor 2016:

Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Prizrenit organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prizren ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel qendror dhe lokal. (Hotel OK në Prizren, ora 9:30)

– Ministri i Financave Avdullah Hoti do të merr pjesë në “Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në të cilën do të prezantoj Pakon fiskale dy për vitin 2017. (Hotel OK në Prizren, ora 9:30)

– Mbahet konferenca e dytë kombëtare për siguri në rrugë “Identifikimi i faktorëve kryesor që ndikojnë në sigurinë e lëvizjes së nxënësve në rrugë”. (Oobjekti i Kolegjit Tempulli, ora 10:00)

– Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë dhe Ministria e Administratës Publike organizon cermoninë e kampanjes nacionale ”Rinia në administratë fuqi për të ardhmen”. (Holli i ndërtesesë së re të Qeverisë, ora 10:00)

– Agjencia Kosovare e Privatizimit mban konferencën për media, ku Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Agjencisë do të bëjnë prezantimin e punës dhe aktiviteteve përmbledhëse të Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë vitit 2016. (Selia qendrore e AKP-së, ora 10:00)

– Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit “Dialogu në udhëkryq: çka pas murit?”. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

– Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Konsumimi i produkteve vendore në Kosovë”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

– Drejtoria Rajonale e Policisë së Koosvës në Pejë mban konferencë për media në të cilen do të prezantohen të arriturat e policisë në ketë regjion gjatë vitit 2016, si dhe do të ndahen letër falënderime për zyrtarët policor për shërbim të dalluar dhe profesional. (Salla e Administratës së PK-së në Pejë, ora 10:00)

– Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:15)

– Administrata Tatimore e Kosovës organizon konferencën lidhur me të arriturat e ATK-së gjatë vitit 2016. (Zyrët qendrore te ATK-së, ora 11:00)

– Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën Presidenti, Hashim Thaçi do t’i adresohet deputetëve. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

– Drejtuesit e KEK-ut dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit bëjnë përurimin e punimeve të ndriçimit të rrugës Obiliq – Mazgit në gjatësi prej rreth 5km. (Hyrja në Mazgit nga Obiliqi, ora 11:00)

– Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës mban konferencën e fundvitit për media. (Foajeu i Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

– Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë një konferencë me gazetarë lidhur me arritjet dhe sfidat që e presin SBASHK-un në vitin e ardhshëm. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e studentëve, ora 12:00)

– Lidhja Demoratike e Kosovës do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 12:00)

– Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë mban një aktivitet lidhur me dështimet dhe keqperdorimet e Gazmend Muhaxherit. (Para Administratës Komunale në Pejë, ora 13:00)

– Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon një koktej me rastin e përurimit të objektit, sallave dhe zyreve të organizatës. (Objekti i OVL të UÇK-së, ora 13:00)

– Mbahet promovimi i dy librave të rinj të Enver Hasanit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:30)

– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me IPKO Foundation, organizojnë ngjarjen kryesore ku do të shpallen fituesit e “Game Over, Corruption”. (Teatri ODA, ora 18:00)