Këshilli Prokurorial i Kosovës shton presionin: Eulex-i ta hetojë Wendorfin!

23.04.2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilli Prokurorial i Kosovës shton presionin: Eulex-i ta hetojë Wendorfin!

Edhe pse EULEX-i është distancuar nga letra të cilën prokurori i tij Heikki Wendorf ia ka drejtuar Presidentes së Kosovës në prag të dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon nga Misioni Evropian për Mbisundimin e Ligjit që të ndërmerr një hetim urgjent lidhur me letrën e paprecedent të prokurorit Wendorf.

Këshilli Prokurorial e cilëson këtë letër si të papranueshme edhe nga forma e komunikimit të një personi zyrtar me instancën më të lartë shtetërore, por edhe nga përmbajtja, që konsiston vetëm në thashethënie.

Për më tepër sipas këtij këshilli, letra e prokurorit Wendorf i tejkalon të gjitha rregullat për respektimin e hierarkisë në komunikim zyrtar. Ajo përbën një ndërhyrje flagrante në mandatin kushtetues të Presidentes për të dekretuar bartësit e posteve në sistemin e pushtetit të ligjit. Kjo ndërhyrje është kryer përmes insinuatave të rënda që kanë pasur për qëllim imponimin e agjendave politike mbi ato të pushtetit të ligjit.

“Edhe pse Presidentja e vendit nuk ka pranuar që t’i nënshtrohet presioneve të tilla ilegale, që bëhen në bazë të keqpërdorimit flagrant të kompetencave që Kosova iu ka mundësuar prokurorëve dhe gjykatësve evropian, Këshilli Prokurorial është i qëndrimit se tani radhën për të sqaruar një situatë të tillë delikate e ka vetëm Misioni Evropian për sundimin e Ligjit. Nëse vërtet ia duan të mirën Kosovës, EULEX-i në këtë çast nuk ka detyrë më prioritare se sa hetimin e prapavijës dhe qëllimit të vërtet të një veprimi të papranueshëm siç është letra e prokurorit Wendorf. Kjo letër përbën deri më tash një nga goditjet më të rënda ndaj sistemit të pushtetit të ligjit në Kosovë si dhe autonomisë së Këshillit Prokurorial të Kosovës që të kryej në mënyrë të pavarur procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe, në kuadrin e saj, verifikimin e biografisë dhe përshtatshmërisë së kandidatëve për këtë post”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial.

Më tej thuhet se veprimi i tillë paraqet përpjekje për ndikim kundërligjor edhe në autoritetin ligjor dhe kushtetues të institucionit të Presidentes, që në praktikën e deritanishme është përpjekje e pa parë në jetën institucionale ne Kosovë.

“Lidhur me letrën e prokurorit Wendorf, EULEX-i përballët me një nga rastet më të rëndësishme që duhet zbardhur në interes të forcimit të imazhit të tij pranë qytetarëve të Kosovës, por edhe marrëdhënieve korrekte mes institucioneve vendore për pushtetin e ligjit dhe misionit evropian. Ky imazh dhe këto marrëdhënie vetëm do të avancojnë nëse hetimi i rastit bëhet shpejt dhe në mënyrë efikase në drejtim të sqarimit të pretekstit dhe prapavijës së vërtet të letrës së prokurorit Wendorf”, thuhet më tej në komunikatë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin

Walker: Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë për Kosovën, u mërzita shumë me vendimin

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Lushtaku: Ermal Sadiku i ka nënshkrimet e gjithë deputetëve të PDK-së për propozimin që Thaçi të votohet për president

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2001: Burri im i zhdukur është marrë nga autoritetet e Serbisë në fshatin Drenoc

Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2001: Burri im i zhdukur është marrë nga autoritetet e Serbisë në fshatin Drenoc

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet serbe

Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet serbe

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Ish-Presidenti Meidani: Gjykata nuk e meriton të flas në emër të popullit të Kosovës, Kuvendi e ka detyrimin të vendos për këtë

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala deputetët me ia marrë mandatin Speciales

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala deputetët me ia marrë mandatin Speciales

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Edhe zemra e Rita Orës rrah UÇK (FOTO)

Sadiku: Sonte e kishim votu Hashim Thaçin për President, me i tregu Speciales e Serbisë në emër të kujt marrin vendime

Sadiku: Sonte e kishim votu Hashim Thaçin për President, me i tregu Speciales e Serbisë në emër të kujt marrin vendime

Ankohet Vuçiq: Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshiu krimet kundër njerëzimit

Ankohet Vuçiq: Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk përfshiu krimet kundër njerëzimit

Ish-ambasadori holandez kritikon BE-në për qëndrimin ndaj Speciales

Ish-ambasadori holandez kritikon BE-në për qëndrimin ndaj Speciales

Le Monde pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Le Monde pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz

Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t’u hiqet menjëherë financimi

Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t’u hiqet menjëherë financimi

Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, Demaku: Më ‘98 s’kam pasë bukë me hangër në mal

Specialja tha se “të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, Demaku: Më ‘98 s’kam pasë bukë me hangër në mal

Prelec: Befasuese sa shumë prej aktakuzës u konfirmua nga Gjykata sot, Veseli e Thaçi patën avokatë të shkëlqyer por s’mjaftoi

Prelec: Befasuese sa shumë prej aktakuzës u konfirmua nga Gjykata sot, Veseli e Thaçi patën avokatë të shkëlqyer por s’mjaftoi

Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë e Serbi: Faktet për krimet s’mund të mohohen, Serbia t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë

Fondi për të Drejtat Humanitare në Kosovë e Serbi: Faktet për krimet s’mund të mohohen, Serbia t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë