BE kërkon nga autoritetet në Kosovë bashkëpunim për Gjykatën Speciale

E publikuar: 10/12/2016 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi i zgjerimit dhe paketa e miratuar nga Komisioni Evropian për zgjerimin, sikur edhe raportet individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë do të jenë temë e diskutimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së të martën në Bruksel

Nga ky takim, siç shihet nga drafti i konkluzioneve të përgatitura, e të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, pritet të ripërsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për procesin e zgjerimit, proces i cili do të cilësohet si strategjik dhe i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës.

Por do të ripërsëritet se në këtë proces BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të sikur edhe situatën brenda BE-së.

Një porosi e tillë është e rëndësishme dhe BE-ja do ta shfrytëzojë për të çuar mesazhin se, edhe pse nuk duket në sipërfaqe se është prioritet në këto momente, nga zgjerimi nuk hiqet dorë.