Kërkimi i Best Buy Award tregon se Kosova preferon Podravka, Volkswagen dhe Ipko

04.05.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërkimi i Best Buy Award tregon se Kosova preferon Podravka, Volkswagen dhe Ipko
Kërkimi i Best Buy Award i kryer në Kosovë ka treguar se në lidhje me raportin midis çmimit dhe cilësisë, qytetarët kosovarë klasifikojnë në pozicionet më të larta shoqëri dhe produkte të tilla si  Podravka, Volkswagen, Ipko dhe Vita.

Për Kosovën, produkte dhe shoqëri të tilla si Podravka, Volkswagen, Ipko dhe Vita janë shembuj dhe simbole tipike të raportit më të mirë midis çmimit dhe cilësisë (vlera më e mirë për para) në tregun kosovar.

Këto rezultate janë nxjerrë nga sondazhi i parë i kërkimit i Best Buy Award në Kosovë, i cili u krye nga organizata zvicerane ICERTIAS. – International Certification Association GmbH. Organizata mat përvojat dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve me raportin midis  çmimit dhe cilësisë të produkteve dhe shërbimeve të tregtuara. Kërkimi u krye për Kosovën në muajin prill 2015.

Si pjesë e sondazhit të kërkimit të Best Buy Award, të anketuarit u pyetën se çfarë mendonin se përfaqësonte raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë, specifikisht vlera më e mirë për paratë e tyre sipas përvojave të tyre personale me produkte ose kategori  specifike shërbimi në  tregun kosovar.

Kërkimi në Kosovë përfshinte 50 kategori të ndryshme ekonomike në sektorë të tillë si shitjet me pakicë, ushqimi, këpucët, veshjet, kozmetika, pajisjet elektroshtëpiake, telekomunikacionet dhe financa.
Pyetjet në sondazhin e kërkimit të Best Buy Award ishin të hapura, pra pjesëmarrësit nuk mund të jepnin përgjigje me disa zgjedhje. Ata mund të përcaktonin lirisht emrat e produkteve dhe ofruesve të shërbimeve që në bazë të përvojës së tyre, ofronin raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë në treg. Për shembull, të anketuarve për kategorinë e “supës së çastit” iu bë pyetja e mëposhtme: Sipas përvojës suaj personale, cila supë çasti (në pako) ofron raportin më të mirë çmim-cilësi në tregun.”  Shumica e pjesëmarrësve iu përgjigjën kësaj pyetjeje me “Podravka.”
Në kategorinë “biskotat” Liri fitoi vendin e parë. Në kategorinë “Internet i lëvizshëm” (Internet i aksesueshëm me anë të Smartphone ose kompjuterit tablet) Ipko u pozicionua në vendin e parë.
Fituesit e vendit të parë në kategoritë e tjera të kërkuara përfshinin Birra Peja (birra), Volkswagen (prodhues i makinave familjare),  Ariel (detergjent larës pluhur), Colgate (pasta e dhëmbëve),  Qendra Tregtare Albi (zinxhiri i supermarketeve) dhe Vita (qumështi).

Është e rëndësishme të theksojmë se kërkimi i Best Buy Award nuk mat pjesën e tregut ose vlerën e aksioneve të markës. Përvojat, opinionet, përmbushja e kërkesave dhe perceptimet e konsumatorëve përdoren ekskluzivisht për të matur raportin midis çmimit dhe cilësisë të mallrave dhe shërbimeve në treg  në bazë të përvojës së tyre personale.

Metodologjia dhe  Përzgjedhja e Grupit Model të Analizës
 
Sondazhi i Kërkimit të Best Buy Award për Kosovën për periudhën 2015/2016 u krye nga International Certification Association GmbH (ICERTIAS), e cila është një organizatë zvicerane që përdor një  grup model analize prej 1,200 qytetarësh kosovarë, përdorues Interneti të grup-moshës 15 vjeç e lart. Sondazhi u krye duke përdorur një pyetësor interneti nga muaji prill  2015 në bazë të metodës së Intervistimit/Pyetësorëve me anë të Internetit- Deep Mind Awareness (CAWI-DEEPMA) (metodologji e fokusuar në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve e bazuar në raportin midis çmimit dhe cilësisë të produkteve ose shërbimeve).

Rreth Projektit të Best Buy Award

Sot, më shumë se kurrë blerësit janë duke kërkuar një vlerë më të mirë për paratë e tyre. Gjatë marrjes së vendimeve përfundimtare të blerjes, konsumatorët krahasojnë çmimin dhe cilësinë e secilit produkt që mendojnë të blejnë. Raporti midis një çmimi të mirë dhe cilësie të mirë të mundshme (Best Buy) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për konsumatorin e zakonshëm.

Best Buy Award është një projekt nga ICERTIAS – International Certification Association GmbH, me seli në Zyrih, Zvicër.

Misioni i kërkimit të Best Buy Award është që të krijohen perceptime për përvojat dhe perceptimet e përdoruesve  në lidhje me produkte dhe shërbime që konsumatorët mendojnë se ofrojnë raportin më të mirë të çmimit dhe cilësisë (koncepti i ashtuquajtur best buy).

Qëllimi i projektit dhe çertifikatës së Best Buy Award është thjeshtimi i kërkimit për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimin më të favorshëm. Blerësit në tregjet lokale dhe ndërkombëtare synohen të jenë përfitues të këtij procesi.
Studimi i kërkimit të Best Buy Award është kryer sipas dispozitave të Manualit Ndërkombëtar për  Kryerjen e Kërkimit Social dhe të Tregut, i cili është miratuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Shoqata Evropiane e Ekspertëve Kërkimorë (ESOMAR).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n