Kelmendi për rastin “Vaksinat”: S’jemi shtet policor, veprimi i Prokurorisë është huqje e madhe

17.04.2021 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kelmendi për rastin “Vaksinat”: S’jemi shtet policor, veprimi i Prokurorisë është huqje e madhe

G

Gazetari dhe moderatori kosovar, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Për Kelmendin, ky veprim i Prokurorisë është heqje e madhe.

Kelmendi ka thënë se Kosova nuk është shtet policor dhe nuk duhet lejuar që të shndërrohet në një të tillë.

Në reagimin e tij Kelemendi thotë se në asnjë shtet demokratik, nuk ka hapësirë që prokuroria e policia të jenë përgjigja e parë.

“Por asnjëherë, kurrë hiç, në një shtet demokratik nuk ka vend që përgjigjja e parë të jetë prokuroria dhe policia”, ka shkruar Kelmendi.

Reagimi i plotë:

 Nuk jemi shtet policor, nuk duhet të lejojmë të bëhemi shtet policor!

Është huqja më e madhe që mund të ndodhë autorizimi që Prokurori i Shtetit ia paska dhënë Policisë së Kosovës për të iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, për shkak që një media ka publikuar dokumente që flasin për brengën më të madhe shoqërore jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë – sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Kuptoni që dy janë rrugët në një shtet normal për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në deregje – institucioneve që t’i sigurojnë vaksinat, medias që të raportojë se çka po bëjnë institucionet për këtë punë.

Qytetarët kanë nevojë për vaksina, por edhe për të vërtetën.

Nëse një media bën shkelje në raportim, atëherë ka instanca që merren me to; në këtë rast është Këshilli i Mediave të Shkruara. Nëse nuk ka zgjidhje aty, vazhdohet tutje.

Por asnjëherë, kurrë hiç, në një shtet demokratik nuk ka vend që përgjigjja e parë të jetë prokuroria dhe policia.

Në këtë vend ne deri tash jemi krenuar me lirinë e mediave (të cilën e kanë lakmuar shtetet e rajonit). Te ne mediat, por edhe partitë politike, kanë publikuar ose kanë thirrë konferenca shtypi për të publikuar skandale, kontrata të dëmshme e situata të tjera të besuara në interes të opinionit publik dhe mirëqenies qytetare. Kjo ka qenë për kreni.

S’ka pse tash me veprime të nxituara të përmbyset kjo atmosferë shumë e pëlqyeshme e fjalës së lirë dhe thirrjes në llogaridhënie.

Prokuror, ktheje vendimin mbrapshtë! Mos e kthe mbrapshtë këtë republikë!

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

LDK: Ne kemi qenë kundër Mini-Shengenit edhe sa kemi qenë në pushtet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Pacolli tregon për suksesin e tij në punë: Çdo gjë që ndodh ka arsyen e vet

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

Gashi sërish kandidat për kryetar të Obiliqit

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

SBASHK-u me apel për punëtorët arsimorë: Vaksinohuni!

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Bankat islame në Kosovë pa kamata, por jo pa fitime

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Presidentja Osmani bisedoi me homologun izraelit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Krasniqi viziton Shtimen, lavdëron punën e Ismajlit

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci