Kelmendi: Demarkacioni është gabim, por duhet të kalojë

E publikuar: 12/03/2017 00:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi ka gabime, por duhet të kalojë.
Ai këtë e ka thënë në emisionin “Personale” të TV “Dukagjinit”.

“Ky ka qenë kufiri që edhe unë e kam ditur gjithmonë. Kur kam prerë mal gjatë viteve të 80’ në atë pjesë, jam befasuar se si është kufiri kaq afër Kuçishtës. Dhe kur kam prerë, kam prerë në prona malazeze. Pra, këto vise kanë qenë të malazezëve”, ka thënë Kelmendi/

Kelmendi po ashtu ka filur edhe për mënyrën se si u pasurua dhe shpjegon marrëdhëniet e tij me Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Albin Kurtin dhe Behgjet Pacollin.