KEDS vendos trafo të re midis Gjinocit

10.09.2015 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KEDS vendos trafo të re midis Gjinocit

Trafo e re dhe rrjeti përcjellës më dhjetëra shtylla betoni kanë rritur kualitetin e shërbimeve për Gjinocin e Suharekës. Ata tash kanë një brengë më pak

Nexhmedin Bilallaj nga Gjinoci i Suharekës, përkundër vapës së madhe dhe sëmundjes së zemrës, nuk ngurron të ndalet te trafo e re e vendosur në lagjen e tij e të flasë fjalë miradije për të. “Kjo trafo dhe rrjeti i ri, na i ka heqë korrektorët nga shtëpia. I kishim në çdo cep të shtëpisë. Nuk mundeshim pa ta. Tash kanë zënë vend në një qoshe në tavan”, thotë Bilallaj, banor i Gjinocit.

“Tensioni tash është shumë stabil. Përpara nuk punonte thuajse asgjë”, shton Bilallaj, teksa tregon gjendjen e mëparshme, të trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik. Edhe qindra gjinocas tjerë tash e kanë jetesën shumë më të lehtë, pa një problem që i preokuponte çdo ditë. Ata kanë vetëm fjalë miradije për KEDS-in.
Në Gjinoc, pos trafos së re janë vendosur edhe dhjetëra shtylla betoni dhe përçues, të cilët e kanë modernizuar rrjetin.

Projekti është pjesë e investimeve për vendbanimet e identifikuara me rënie të tensionit në mars të këtij viti. “ Me të parë situatën nuk ndenjëm duarkryq. Shkuam i bëmë matjet dhe rezultoi se duhet intervenuar. Përpiluam projektin, iu përveshëm punës dhe në afatin më të shkurtër të mundshëm e implementuam atë”, thotë Valoni.

Deri tash, vetëm gjatë katër muajve të fundit dhjetëra-mijë konsumatorë kanë shërbime brenda standardeve dhe më të sigurta. KEDS ka intervenuar në shumë vendbanime duke modernizuar rrjetin, ku nuk ishte bërë asnjë investim për shumë dekada. Këto janë pjesë e investimeve, të cilat përmbushin misionin e kompanisë që të zgjidhë të gjitha problemet infrastrukturore për distribuimin e energjisë elektrike. Ato probleme të trashëguara po zvogëlohen dita -ditës, përderisa partneriteti KEDS-konsumator, po rritet gjithnjë e më tepër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin