KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

E publikuar: 21/06/2022 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike dhe erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, janë shkaktuar disa prishje në rrjet.

Zonat më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Peja, një pjesë e Ferizajit dhe Mitrovicës.

“Ekipet tona janë të shpërndara anë e kënd Kosovës dhe po përkujdesen që prishjet dhe problemet e shkaktuara nga erërat, t’i identifikojnë dhe të intervenojnë aty ku po paraqiten mundësitë e intervenimit.

Duke u bërë thirrje konsumatorëve për kujdes të shtuar, në të njëjtën kohë për problemet e shfaqura në rrjet, ju lutem na shkruani në kanalet tona të komunikimit me konsumatorë”, thuhet në njoftimin e tyre.