Lajmet

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

08.06.2026 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ditëve të fundit në Shqipëri janë mbajtur protesta kundër punimeve për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, ka tërhequr vëmendjen se, në procesin e anëtarësimit në BE, si pjesë e standardeve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të përshtatet plotësisht me legjislacionin e bllokut evropian në këtë fushë.

Kjo, sipas tij, përfshin zbatimin e Direktivave për Shpendët dhe Habitatet, shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të miratuara përmes ndryshimeve në Ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe shfuqizimin e legjislacionit të vitit 2015 për investimet strategjike.

“Përveç kësaj, për të mbyllur Kapitullin 27, Shqipëria duhet të tregojë kapacitetin e saj për të menaxhuar vendet e ardhshme të Natura 2000 [v.j. rrjet për zonat e mbrojtura natyrore në BE], duke përfshirë masat e ruajtjes që parandalojnë përkeqësimin e habitateve dhe specieve. Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të dëmtojnë përmbushjen e standardeve të mbylljes”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit Mercier për Radion Evropa e Lirë (REL).

Kapitulli 27 i negociatave të anëtarësimit me BE-në përfshin mjedisin dhe klimën. Ai promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Ky kapitull bazohet në veprime parandaluese, parimin “ndotësi paguan”, luftimin e dëmeve mjedisore në burim, përgjegjësinë e përbashkët dhe integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e tjera të BE-së.

Kapitulli 27 përfshin më shumë se 200 akte të rëndësishme ligjore që mbulojnë legjislacionin horizontal, cilësinë e ujit dhe ajrit, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, kontrollin e ndotjes industriale dhe menaxhimin e rreziqeve, kimikatet dhe organizmat e modifikuar gjenetikisht, zhurmën, pylltarinë si dhe ndryshimet klimatike.

Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe renditet e dyta në mesin e vendeve kandidate për sa i përket progresit drejt anëtarësimit.

Shtetet anëtare të BE-së miratuan në muajin maj raportin për Vlerësimin e Përmbushjes së Kritereve të Përkohshme në fushën e sundimit të ligjit, një hap i domosdoshëm për të avancuar drejt mbylljes së përkohshme të kapitujve negociues.

Megjithatë, zyrtarët evropianë pohojnë se shqetësimet e shprehura nuk janë të reja.

“Siç është theksuar tashmë në raportin tonë të fundit për Zgjerimin, zgjatja e ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me ndikimet e mundshme mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Ky zyrtar konfirmoi gjithashtu se shqetësime të ngjashme janë shprehur edhe pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë lidhur me mangësitë e mundshme të projektit. Sipas Mercier, ministria u ka bërë të ditur bashkëbiseduesve evropianë se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se për projektin do të kryhet një Vlerësim i Plotë i Ndikimit në Mjedis, në konsultim me shoqërinë civile.

Ndërkaq, Agjencia për Media dhe Informim, pranë Qeverisë shqiptare, ka konfirmuar se për këtë çështje më 26 maj gjatë një takimi online me përfaqësues të KE-së, ministri shqiptar i Mjedisit, Sofjan Jaupaj informoi se nuk ekziston një projekt përfundimtar i miratuar dhe nuk ka asnjë projekt në ndërtim.

“Ministri theksoi angazhimin e Shqipërisë për të garantuar se çdo projekt i mundshëm zhvillimi i nënshtrohet një vlerësimi të plotë të ndikimit në mjedis, të zhvilluar në transparencë të plotë dhe në konsultim me publikun. Shqipëria mbetet e angazhuar ndaj procesit të anëtarësimit në BE”, tha Qeveria shqiptare.

Ndërkaq, kryeministri shqiptar, Edi Rama, të dielën në mbrëmje tha se debatet dhe shqetësimet e ngritura për projektet në Zvërnec dhe Sazan janë të “stisura” dhe “të pabazuara”. Ai tha se nisma të tilla janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhee do të shndërrohen në “shembuj krenarie kombëtare” duke ndihmuar, sipas tij, integrimin e Shqipërisë në BE.

Zona e Pishë Poro-Nartës është një mjedis i mbrojtur dhe konsiderohet një nga habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për zogjtë e ujit dhe ata shtegtarë, përfshirë flamingot.

Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump. Në mars të vitit 2024, Kushner njoftoi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit. /REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit