KDI thirrje Kurtit e Osmanit: Vazhdimi i dialogut me Serbinë mos ta gjejë Kosovën pa strategji dhe platformë

15.04.2021 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KDI thirrje Kurtit e Osmanit: Vazhdimi i dialogut me Serbinë mos ta gjejë Kosovën pa strategji dhe platformë

Instituti Demokratik i Kosovës ka njoftuar se është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.Sipas një njoftimi për media KDI thekson se nga deklaratat publike të lehtësuesve të këtij procesi, ka sinjale të qarta se një takim mes palëve edhe mund të ftohet së shpejti.

“KDI i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani si bashkudhëheqës të politikës së jashtme, njëherit edhe procesit të dialogut me Serbinë, që ti kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje. Vazhdimi i dialogut nuk duhet t’a gjejë Kosovën të papërgatitur, pa plan dhe pa qartësi rreth këtij procesi.

KDI kërkon nga Qeveria në koordinim me Presidencën, që sa më parë ta përgatisin Strategjinë dhe Platformën Shtetërore për Dialogun me Serbinë, ku artikulohen qartë e argumentohen mirë kërkesat e Kosovës lidhur me këtë proces.

Konsolidimi i këtyre dokumenteve nuk duhet ta anashkaloj rolin mbikëqyrës të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm shtetëror, duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithë përfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, thuhet në njoftim.

KDI ka ftuar bartësit e këtij procesi, që krahas hartimit të Strategjisë dhe Platformës për Dialogun, të ndërmarrin hapa konkret drejt arritjes së konsensusit të gjerë politik për dialogun, me qëllim për të forcuar pozicionin e Republikës së Kosovës në këtë proces.“Në këtë drejtim, Kryeministri dhe Presidentja, konform përgjegjësive të tyre kushtetuese duhet të iniciojnë dhe t’i kontribuojë ndërtimit të konsensusit politik lidhur dialogun.

Ndërsa, subjektet opozitare duhet të jenë të përgjegjshme për arritjen e konsensusit për këtë çështje të interesit shtetëror, duke treguar përkushtim dhe konstruktivitet në tejkalimin e pengesave në arritjen e pajtueshmërisë”, njofton KDI-ja

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë