Kastrati vlerëson idenë e Thaçit për FSK-në

E publikuar: 19/04/2017 14:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se më 2014 SHBA-ja e kishte mbështetur krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por kjo nuk kishte ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në mes spektrit politik vendor.

“Në mars të 2014 FSK ka qenë e gatshme të shndërrohet në ushtri, dhe janë dorëzuar komplet rekomandimet që kanë dal nga rishikimi strategjik. Pse nuk është bërë atëherë, tashmë dihet për opinionin, për shkak të mosmarrëveshjeve të spektrit politik vendor. Ndërkombëtarët kanë qenë të përgatitur dhe ka qenë e mbështetu fuqishëm nga SHBA-të, por nuk është bërë”, ka thënë Kastrati për Arbresh.info.

Ai ka thënë se forma më e mirë e për krijimin e Ushtrisë do të ishte me ndryshime Kushtetuese, por sipas tij, është e pamundur për shkak të Listës Serbe.

“Forma më e mirë do të ishte me ndryshime Kushtetuese, por serbët janë pengesë, sepse ata përfaqësojnë interesat e Beogradit. Mendoj se presidenti ka bërë një punë të madhe dhe një iniciativë të mirë, se nëse nuk votojnë serbët, mund ta bëjmë ushtrinë edhe me ligj”, ka thënë Kastrati.