Gëzim Kasapolli, nuk do të jetë më në krahun e krye parlamentarit Kadri Veseli. Kasapolli para disa ditëve e ka dorëzuar edhe zyrtarisht dorëheqjen nga pozita e këshilltarit së Kadri Veselit.
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar ish këshilltari për Gazetën Express.
“Po kam dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të zotit Veseli”, ka thënë Kasapolli. Ndërkohë që lidhur me deklarimet se ai do të shkoj ambasador në Kroaci, Kasapolli ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete.
“Nuk ka ende asgjë konkrete. Për momentin këto mund t’i quaj spekulime”, ka thënë Kasapolli, ndonëse nuk e ka mohuar, se ka pasur biseda për këtë çështje.