Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjtë është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa automjeti dhe thëngjilli i vjedhur i janë sekuestruar.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”


















