Kapen duke luajtur bixhoz, arrestohen 6 persona

E publikuar: 30/09/2019 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë persona janë arrestuar në Pejë, pasi janë hasur duke luajtur bixhozi.

Gjatë bastisjes së lokalit janë gjetur topa me numra dhe disa chipa.

Të gjitha këto gjësende janë konfiskuar si dëshmi.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K-shqiptarë, të cilët janë hasur duke luajtur bixhozi. Gjatë bastisjes së lokalit janë gjetur topa me numra dhe disa chipa. Të gjitha këto gjësende janë konfiskuar si dëshmi. Me urdhër të prokurorit të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”.