Kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit – arrestohet i dyshuari, policia sekuestron armën

E publikuar: 14/12/2023 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 10:30, është raportuar për një rast Kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit.

Policia thotë se menjëherë pas raportimit është nisur me trajtimin e rastit, duke arrestuar personin e dyshuar si dhe sekuestrimin e një arme zjarri.

“Personi i dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, njofton policia.