Kandidatit të VV-së për Ferizajin i konfirmohet aktakuza, ngarkohet me dy vepra penale

15.09.2021 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kandidatit të VV-së për Ferizajin i konfirmohet aktakuza, ngarkohet me dy vepra penale

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, njëkohësisht edhe kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt.

Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës dhe pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në vendimin të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar si të pabazuar dhe të pambështetur në gjendjen reale kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të ushtruara nga mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Naser Sopjani.

Sipas këtij vendimi, gjykata ka konstatuar se pretendimet e mbrojtjes janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe të pambështetura në ndonjë arsye konkrete.

Tutje, në vendim thuhet se nuk qëndrojnë pretendimet e mbrojtjes se në rastin konkret nuk janë përmbushur kushtet esenciale të veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Pas shikimit me kujdes të shkresave të lëndës gjykata konstatoi se duhet të refuzohet kërkesa për hedhjen e aktakuzës e cekur më lartë, si e pa mbështetur në gjendjen reale dhe në provat e bashkëngjitura, ngase provat e grumbulluara japin bazë të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë se i akuzuari i ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë dhe ka bazë për ngritjen e aktakuzës aktuale, ndërsa provat e propozuara në aktakuzë dhe mbrojtjen e tyre gjykata do t’i vlerësojë në shqyrtimin gjyqësor, për çka kërkesa për hedhjen e aktakuzës është e pabazuar”, thuhet në vendim.

Mbrojtësi i të akuzuarit Ramadani, avokati Naser Sopjani ka thënë se vendimi i shkallës së parë nuk është i drejtë.

“Vlerësojmë se ky vendim i gjykatës nuk është i drejtë dhe nga ana e saj nuk janë analizuar në mënyrë të plotë argumentet e paraqitura në kërkesën e mbrojtjes”.

Ai tha se kjo mënyrë e të vendosurit në këtë fazë është bërë praktikë e gjykatës.

“Është bërë një praktikë e gjykatës kur në këtë fazë, zakonisht në këtë mënyrë vendosë gjykata. Për të thënë të drejtën, e kemi pritur një vendim të tillë të gjykatës, sepse po mjafton për të kur arsyeton vendime të tilla me fazën që provat e propozuara në aktakuzë dhe vlerësimin e tyre si dhe mbrojtjes gjykata do ta bëjë në shqyrtim kryesor. Edhe në këtë rast kemi një arsyetim të tillë”, ka deklaruar Sopjani.

Në fund, avokati ka bërë të ditur se lidhur me këtë vendim do të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 13 korrik, deputeti Valon Ramadani është deklaruar i pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe për “pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

U akuzua se sulmoi një anëtar të Demokratëve për Drenasin, flet Ramiz Lladrovci

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

Demokratët për Drenasin: Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht Fatmir Dugollin

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

“Ballkani i hapur”: Në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë publikohet memorandumi për lehtësimin e tregtisë

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Vdekja misteroze e rusëve në Kavajë, media ruse publikon fotot: mamaja vuante nga kanceri

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Kurti: Njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia nuk ka alternativë

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Brnabiq: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

“Turp ju qoftë” – Vuçiq sulmon ambasadorët që mbështetën aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni: