Kandidati për deputet nga AAK-afaristi Ahmetaj: Do t’i ndihmoj studentët në shkollim, për shtresat e dala nga lufta do të jem në shërbim të tyre ditë e natë

E publikuar: 08/01/2025 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga AAK-ja me numrin 109, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka dhënë dy premtime, njërin për studentët dhe njërin për shtresat e dala nga lufta e UÇK-së.

“Do të përpiqem të gjej mundësi për t’i shkolluar pa pagesë jashtë dhe brenda vendit, studentët që i plotësojnë kushtet, pa dallim partie. Kurse për shtresat e dala nga lufta e UÇK-së, do të jem në shërbim të tyre ditë e natë. AAK-ja është shpresa e re për Kosovë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook” në një fotografi të shpërndarë.