Kamata enorme për kredi

09.10.2015 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kamata enorme për kredi

Në Kosovë, përveç dhjetë bankave komerciale, veprojnë edhe 18 institucione mikrofinanciare me 113 njësi. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve janë me pronësi të huaja.

Por, për ndryshim nga bankat komerciale që kohëve të fundit kanë ulur normat e interesit për kredi, institucionet mikrofinanciare nuk kanë marrë një hap të tillë.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet se normat e interesit për kredi në këto institucione arrijnë afër 25 për qind.

Institucionet mikrofinanciare i referohen kryesisht shërbimeve të vogla financiare, si kredi për individ, fermerë dhe biznese.

Ekspertë për çështje financiare, ndërkaq konsiderojnë se kamatat janë jashtëzakonisht të larta.

Milazim Abazi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto institucione duhet që gjejnë mënyra dhe forma për uljen e kamatave të kredive.

“Pse nuk i ulin kamatat mikrofinancat? Unë mendoj se janë dy arsye: Për shkak se mikrofinancat nuk kanë të drejtë të grumbullojnë kursimet që janë burimet më të lira, se financimet e kredive. Po ashtu, këto institucione merren vetëm me kredi të vogla. Ndërsa edhe bankat , për kreditë e vogla nuk kanë ulur interesat”, thotë Abazi.

Kurse profesori i Biznesit në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Besnik Krasniqi, thotë se normat e interesit për kredi si në bankat komerciale po ashtu edhe te ato mikrofinanciare, janë më të lartat në rajon dhe në këtë mënyrë nuk kanë reflektuar në zhvillimin e bizneseve.

“Tek institucionet mikrofinanciare gjithkund në botë normat e interesit për kredi janë më të larta për shkak se risku i projekteve që financojnë këto institucione është më i madh se sa rreziku mesatar në biznes. Dhe nëse e shohim strukturën në Kosovë, këto institucione kanë financuar projekte në bujqësi”.

“Por, në nivelin e përgjithshëm këto norma të interesit janë përcaktuar ngaoferta e përgjithshme e parasë që ndodhet në treg, për arsye se një kohë të gjatë në Kosovë ka pasur mungesë të parave të gatshme dhe kapitalit”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Krasniqi.

Por, për dallim nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë, në këto institucione procedurat e aplikimit për kredi janë më të thjeshta dhe të shpejta, por edhe koha e procedimit dhe aprovimit kërkon kohë më të shkurtër.

Këto janë edhe një ndër arsyet pse qytetarët nuk hezitojnë të marrin kredi në këto institucione me norma të larta të kredisë, thotë Milazim Abazi.

“Arsye themelore është se procedurat e lejimit të kredive të vogla në mikrofinanca janë shumë më të thjeshta dhe qytetarët të cilët vendosin në momentin e fundit të marrin kredi, nuk mund të presin procedurat e stërzgjatura në bankat komerciale dhe orientohen te procedurat më të shkurtra tek mikrofinancat”.

“Mirëpo ka vend për ulje të interesave për kreditim, si nga bankat po ashtu edhe nga mikrofinancat”, thekson Abazi.

Pavarësisht normave të larta, vlera e kredive në këto institucione ka arritur afër 80 milionë euro, raporton rel.

Po ashtu, në raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vërehet se në këto institucione ka rritje vjetore të kredive, sidomos te kreditë për ndërmarrje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare