Kallas para nisjes së Samitit në Tiranë: Duam normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

E publikuar: 16/05/2025 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, është deklaruar para gazetarëve pak para nisjes së samitit të gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë.

Ajo është pyetur edhe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku deklaroi se pret normalizim të marrëdhënieve, teksa përmendi emërimin e Peter Sorensen si emisar.

“Kemi emëruar përfaqësuesin e ri të posaçëm për dialogun dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, deklaroi Kallas.

Sa i përket Shqipërisë, Kallas tha se po bën progress të shkëlqyer në reforma, teksa u shpreh optimiste se do t’i bashkohet BE’së deri në vitin 2030.

“Mendoj që Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer në reformat që po bën…Ka një moment politikn ku të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë, nuk ka qenë më parë kështu. Kjo s’është e nevojshme vetëm për Ballkanin Perëndimor ,por edhe BE’në”, shtoi ajo.