Kajtazi thotë se kërcënuesi i tij është arrestuar: Kurrë s’e kam pa, mbeta i tronditur (VIDEO)

E publikuar: 09/10/2024 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thyer heshtjen rreth kërcënimit të rëndë që i është bërë ndaj tij përmes rrjeteve sociale.

Ai në Rubikon tha se ka ngelur i tronditur, dhe siç shtoi s’e ka njohur kurrë por ka parë mllef nga ky person.

”Kurrë s’e kam pa, as s’e kam dëgju as s’jam marrë me të”.

”Këtë mesazh e kam parë në mëngjes. Duke u bo gati për punë”.

”Kurrë kërcënim ma pervers, nuk kam pa”.

”Në kuptimin se ky është avokat, është jurist, dhe i di saktësisht elementet e veprës penale”.

”Dhe mbeta i tronditur”.

”Menjëherë në mëngjes, kam shku e kam raportuar rastin në polici, në Drejtorinë e Krimeve të Randa”.

Tutje ai konfirmoi se potencialisht deri në orët e pasditës, kërcënuesi i tij, veçse është arrestuar.

”E kam raportuar. Po besoj se tashmë është arrestu. Sepse diku në orët e pasditës, me urdhër të Prokurorisë, policia ka shku për ta marrë në shtëpinë e tij në Gjakovë apo ku e di ku është”.