“Ka rënë nga një …”, si dyshohet se humbi jetën kosovari në Valbonë?

E publikuar: 26/07/2024 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, në Valbonë.

Ai dyshohet se ra në greminë nga një lartësi, për shkak të terrenit të thepisur malor.

Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.