Rivaliteti për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është bërë shkas qe nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri të prishin raportet mes tyre.
LEXO EDHE:
Isa Mustafa do të kandidojë në Prishtinë, thotë Berim Ramosaj (Video)
‘Indeksonline’, ka raportuar edhe më parë se Haziri dhe Veliu nuk po marrin pjesë në mbledhjet ku njëri nga ta është prezent.
Vet, Haziri nuk kishte marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ibrahim Rugovën të organizuar muaj më parë.
Edhe sot, kryetari i Gjilanit ka bojkotuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ai në vend të kësaj mbledhje, e cila po vlerësohet si shumë e rëndësishme ka preferuar të vizitoj Preshevën.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ishte caktuar kohë më parë dhe Haziri ka qenë në dijeni për këtë.
Lutfi Haziri dhe Agim Veliu shihen si kandidatët më gjasat më të mëdha për ta pasuar Isa Mustafën në postin e kryetarit të LDK-së.
Haziri në të kaluarën ka mbajtur poste të rëndësishme në ekzekutiv.
Ndërsa, Veliu po udhëheq me Podujevën në mandatin e tij të tretë./Indeksonline/


















