Isa Mustafa do të kandidojë në Prishtinë, thotë Berim Ramosaj (Video)

E publikuar: 13/04/2017 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-kryeshefi ekzekutiv i Prishtinës, Berim Ramosaj, ka folur për personin që, sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të duhej ta kandidonte në Prishtinë.
Ramosaj, i cili më parë ishte zyrtar i lartë i LDK’së, tregon se kush sipas tij, do të arrinte t’ia kthente kryeqytetin kësaj partie.

Ish kryeshefi ekzekutiv i Prishtinës ka shpjeguar pse, sipas tij, kryeministri Isa Mustafa do të duhej të rikthehej në kandidaturën e pushtetin lokal.

Ramosaj ka treguar arsyet që sipas tij, do ta nxjerrin Mustafën fitues kundër kryetarit Shpend Ahmeti, edhe përkundër se ky i fundit e mposhti kreun e LDK’së në zgjedhjet e kaluara.

Për më shumë rreth kësaj teme, ndiqeni videon e mëposhtme: