Ka ndërruar jetë aktori i njohur Bollywood

E publikuar: 14/06/2020 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur i Bollywood, Sushant Singh Rajput u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Mumbai, raportojnë mediat e huaja. Raportet filestare të policisë thanë se aktori 34 vjeçar u gjet i varur në banesën e tij, ndërsa policia po heton mbi shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Rajput bëri debutimin e tij në Bollywood në 2013 me regjisorin Abhishek Kapoor në “Kai Po Che”, bazuar në librin e Chetan Bhagat. Edhe kryeministri indian shprehu keqardhjen e tij në rrjetet sociale për vdekjen e aktorit të ri, bashkë me shumë kolegë të të ndjerit.

Rajput luajti ish-kapitenin e skuadrës indiane të kriketeve Mahendra Singh Dhoni në filmin 2016 “MS Dhoni: The Untold Story”. Ndër filmat e tjerë janë “Kedarnath, Sonchiriya” (Zogu i Artë) dhe “Raabta” (Lidhja). Ai u pa për herë të fundit në filmin e vitit 2019, “Netflix” Drive “.

Heartbreaking! Bollywood Mourns The Death of Sushant Singh Rajput ...