Juventusi frenohet nga Bologna

20.02.2016 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Nevojitej skuadra më në formë e kampionatit dhe një atmosferë inkandeshente për të frenuar marshin e Juventusit në Serinë A. Bardhezinjtë barazuan pa gola në Dall’Ara përballë Bolognas, duke ndërprerë në 15-të numrin e fitoreve radhazi. Ndeshja që hapi javën e 26-të të kampionatit italian nisi me një episod të pakëndshëm: tifozët e Bolognas hodhën një bombë artizanale në momentin kur autobusi i Juventusit iu afrua stadiumit. Fatmirësisht ngjarja kaloi pa të lënduar. Me Dybala të lënë në stol në kuadër të sfidës me Bayernin dhe me Moratan e Zazan në sulm, skuadra e Allegrit prodhoi pak ndërsa në fraksionin e parë, rreziku më i madh vinte nga tentativat e mbrojtësit Patirce Evra. Por, momenti më i rrezikshëm i 45 minutave të para kaloi nga këmbët e Destros, që lëshoi një predhë nga distanca, duke gjetur reagimin e Buffon. Largimi i portierit nuk u shfrytëzua nga Donsah.

Presingu i bardhezinjve në fazën sulmuese nuk shërbeu as në pjesën e dytë të ndeshjes, ashtu si edhe aktivizimi i Dybala. Pogba rrezikoi me një të djathtë fluturimthi, por ylli i mesfushës bardhezi ishte i pafatë. Kalimi i minutave rriti presionin te skuadra e Allegrit, që provoi të shënonte, por ishte mjaft e kujdesshme në daljet e Bologna-s. Pogba provoi sërish në të 84-tën, pa inkuadruar si duhet. Më pas, protagonist u bë portieri Mirante, që fillimisht bllokoi të djathtën e Moratas, ndërsa pak caste më pas largoi me gishta goditjen-kros të Pogba, duke nxjerrë jashtë loje Cuadrado-n, që nuk arriti ta devijonte topin në rrjetë. Me mendjen te Bayerni në Champions, Juventusi bëri hapin e parë fals në Serinë A, ku i fitonte të gjitha ndeshjet prej 31 Tetorit 2015. Bardhezinjtë u larguan nga Bologna vetëm me një pikë dhe mbeten përkohësisht kryesues të kampionatit. Por, tashmë me 58 pikë dhe nëse Napoli fiton të hënën ndaj Milanit do të vinte një tjetër rrokadë në krye.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)