Juventus “yjor”, Zaza “rrëzon” Napolin në fund

13.02.2016 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Napoli rrëzohet në fundin e një ndeshjeje dramatike në “Juventus Stadium” ku bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit iu falën golit të Simone Zaza-s 2 minuta nga fundit për suksesin e 15 rresht në kampionat dhe 3 pikët që e zhvendosin Zonjën e Vjetër në krye të klasifikimit për herë të parë këtë sezon. Rokada në krye të renditjes vjen me një humbje të hidhur për ekipin e Sarrit që luajti një 90 minutësh me sigurinë dhe karakterin e një skuadre që vuajti mungesën e përqëndrimit në minutat e fundit. Në Torino mbi të gjithë dominoi frika për të mos e humbur përballjen mes dy liderve të kampionatit italian ku mbështetja e 40 mijë frymëve në stadium e ndihmoi ekipin e Allegrit të vendoste një gur në rrugën e titullit të pestë rresht. Në krahun tjetër, ekipi i Sarrit nuk arriti të bllokonte rrugëtimin e çmendur të Juventusit që vinte në këtë sfidë pas 14 fitoreve rresht në kampionat.

Më shumë se Dybala e Higuain, në mbrëmjen torineze shkëlqyen yjet e mbrojtjeve ku nuk bëri përjashtim as Elsid Hysaj, ndërsa magjia e Zaza-s me siguri do të mbahet mend gjatë në natën më të çmendur të karrierës së tij. 4-3-3 i Napolit me treshen Higuain-Insigne-Callejon përballë 4-4-2 të Juventusit me Dybala dhe Morattan në majën e sulmit, nisi me një ritëm të lartë ku sinjalin e parë e dha Kulibaly në minutën e 5, ndërsa në të 20-ën, Pogba u tregua i pasaktë. Hysaj bëri një ndërhyrje vendimtare 9 minuta më pas duke devijuar të majtën e Dybalas. Ishte sërish mbrojtësi shqiptar që në të 35-ën u bë protagonist me një krosim të adresuar tek Higuain, por Bonucci e shpëtoi Juventusin nga një gol pothuajse i sigurt duke e larguar topin jashtë vijës fundore. Ishte sërish Higuain që tentoi të godiste një top të krosuar nga Callejon në minutën e 38-të. Ritëm i lartë gjatë gjithë pjesës së parë por edhe frikë për të mos pësuar. Fraksioni i dytë nisi me një aksion personal të Insignes që krijoi panik në zonën bardhezi por Buffon bllokoi topin, ndërsa në të 51-ën, Hysaj arriti të devijonte në goditje këndi një top të nisur nga këmbët e Evra.

Ndeshja e Bonuccit përfundoi në minutën e 52-të pasi mbrojtësi italian u zëvendësua nga Rugani për shkak të një dëmtimi. Mungesa e qartësisë në repartin e sulmit e detyyroi Allegrin të nxirrte nga fusha e lojës Morattan për të hedhur në fushë Zaza-n, ndërsa në minutën e 63 Dybala gaboi shënjestrën me vetëm pak centimetra duke mos finalizuar saktësisht asistin e dhuruar nga Pogba. Në krahun tjetër, Hamsik lëshoi një silur (80) por e majta e sllovakut përfundoi pak mbi transversën e Buffon. Kur takimi dukej se kishte marrë një rrjedhë të pakthyeshme, Simone Zaza ndriçoi stadiumin e Juventusit me një gol që ka peshën e një sezoni të gjatë. 1-0 dhe koha e mbetur në dispozicion të Napolit ishte e pamjaftueshme. Të kaltërit e Sarrit rrëzohen në tapetin e gjelbër të kampionavë dhe dorëzojnë kreun e klasifikimit. Beteja tashmë do të vazhdojë në distancë, 13 javët e fundit do të jenë vendimtare për fatet e këtij sezoni./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)