Jon Jones do ta mbrojë titullin ndaj Anthony Smith

E publikuar: 07/01/2019 03:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jon Jones ditë më parë fitoi titullin në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda duke triumfuar lehtësisht ndaj Alexander Gustafsson.

Nuk kaloi shumë dhe presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar për TMZ meçin e ardhshëm të amerikanit.

“Kocka” do të përballet me Anthony Smith në mars në kuadër të UFC 235, ku edhe do ta mbrojë titullin.

Rekordi i Smith në MMA është 31-13 (fitor-humbje), kurse në UFC 7-3, triumfi i tij i fundit ishte ndaj Volkan Oezdemir në tetor.

Në anën tjetër Jones në MMA ka rekord 23-1, ndërsa në UFC 17-1.

Jon Jones i lumtur që fitoi titullin ndaj Alexander Gustafssonit (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images?Guliver)

Dueli mes tyre do të mbahet në T-Mobile Arena në Las Vegas më 2 mars.

Jones cilësohet si një nga sportistët më të mirë që ka parë bota e artëve të përziera marciale në vitet e fundit dhe ai është favorit në mbrojtjen e titullit. /Telegrafi/

ANTHONY SMITH:

JON JONES: