Jennifer Lopez nënshkruan me Netflix për filmin “Atlas”

E publikuar: 16/06/2021 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez kohën e fundit është fokusuar më shumë në aktrim, shkruan lajmi.net.

Ajo muajt e fundit u angazhua në xhirimet e “Shotgun Wedding”, kurse tani njoftoi se ka nënshkruar për një tjetër projekt të ri filmik.

Bëhet fjalë për filmin “Atlas”, i cili është film i zhanrit Sci-Fi dhe Thriller, si dhe punohet nga gjiganti Netflix.

Lajmin për rolin e ri e konfirmoi vet JLo me anë të disa imazheve, ku po e mbante skenarin në duar dhe bëri të ditur se filmi është me regji të Brad Peyton.