Janë shkëputur nga ekrani e jeta publike, Melisa dhe Andi zbulojnë cila është arsyeja

E publikuar: 27/06/2021 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Melisa dhe Andi kanë rezultuar deri më tani një nga çiftet më jetëgjatë të “Për’puthen”. Historia e tyre e dashurisë lindi brenda në program me pëlqim të ndërsjellë dhe u finalizua jashtë me një lidhje, që tashmë është konsoliduar.

Prej kohësh Melsia dhe Andi kanë nisur edhe bashkëjetesën dhe deri më tani duken shumë të lumtur bashkë. Ata i shohim kudo vetëm me njëri-tjetrin dhe madje këto kohë është vënë re se janë shkëputur disi nga jeta publike.

Ata nuk shihen shpesh në shoqërinë e ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, duke shijuar në maksimum vetëm njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë shkëputje nga jeta publike, Andi tha sot në emisionin “E diell” se kanë gjetur rehat dhe se kanë një marrëdhënie të vërtetë bashkë në plot kuptimin e fjalës.

“Kemi gjetur rehat për momentin dhe thjesht po e shijojmë. Nuk ma ka mbledhur Melisa. Ne kemi një lloj bashkëbisedimi me njëri-tjetrin, vlen totalisht fjala marrëdhënie që do të thotë merr dhe jep, ne e kemi totalisht të zotëruar dhe për këtë arsye shkojmë shumë mirë. Normalisht si çdo marrëdhënie kemi ato tonat që një herë më ngrihen nervat mua një herë Melisës, por pak rëndësi ka”, tha Andi.

Nga ana tjetër Melisa u shpreh se e do shumë Andin dhe është e bindur se do jetë bashkë me të në çdo kohë, pavarësisht çdo gjëje që mund të ndodhë.