James optimist: Ndaj Juves, e përmbysim rezultatin

E publikuar: 06/05/2015 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Rodriguez ishte një nga ata pak lojtarë të Realit të Madridit që zhvilloi një paraqitje të mirë në “Juventus Stadium”, në humbjen 2-1 që pësuan Los Blancos nga bardhezinjtë e Allegrit në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Mesfushori kolumbian dha një asist perfekt për Ronaldon në golin e barazimit ndërkohë që iu afrua shumë edhe finalizimit personal por një devijim i lehtë i Sturaros dhe traversa i thanë jo golit të tij. Gjithsesi edhe pse Reali e humbi takimin e parë, James ka bindjen se merenguesit do ta përmbysin këtë disavantazh të Mërkurën e ardhshme në “Santiago Bernabeu” dhe do të jenë madrilenët që do të kualifikohen në finalen e madhe të Berlinit.

” Duhet të kemi besim. Ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpinë tonë dhe përpara tifozëve tanë. Fansat e pranishëm në Bernabeu duhet të na mbështesin në mënyrë që arrijmë finalen. Unë mendoj shanset për kualifikim në këtë duel janë të barabarta. Ne duhet të zbresim në fushë me një qëllim të vetëm të fitojmë për t’u kualfikuar në finale.  Nëse shikon edhe njëherë tjetër ndeshjen e kupton që Juventusi ishte me fat që fitoi 2-1. Unë mendoj se duhet ta lëmë pas atë që ndodhi në Torino dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Ata do të përpiqen ta në bëjnë keq por unë kam besim se ne do ta mundim Juventusin dhe do ta kualifikohemi”.

Në fund të intervistës së tij James Rodriguez i doli në mbrojtje Sergio Ramosit, i cili u sulmua nga mediat spanjolle, për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen ndaj Juventusit. Sipas 23-vjecarit kolumbian të gjithë lojtarët e Realit duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbështesin njëri-tjerin pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojnë kualifikimin në finale.//supersport.al