Jakup Krasniqi nuk mund të mos merret me politikë!

E publikuar: 24/03/2015 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- zëdhënësi i UÇK-së dhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duket folur për kohën e bombardimeve të NATO-s, dhe në përgjithësi për rolin e UÇK-së, ka thënë se historia jonë nuk është veçse politike.

Krasniqi, ka folur edhe për takimin e djeshëm mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

“Unë edhe pse i kam lënë disa pozita publike, nuk mund të mos merrem me politikë. Ajo mbledhja e djeshme e dy qeverive, mbledhja e dytë, e kam përshëndetur, ajo që e kam thënë edhe herën e kaluar, pra në mbledhjen e parë, është se ajo që është e dukshme është shumë e mirë, dhe vetë realiteti që është krijuar për këto mbledhje, flet vet. Por, unë mendoj se duhet të ketë një përmbajtje ma substanciale, nëse formohet një grup ekzekutiv, e përbërë nga dy qeveritë tona. Ne jemi të gatshëm dhe marrim vendime e marrëveshje të mira, por vështërsia vjen kur duhet të realizohet”, ka thënë Krasniqi për RTK-në.