Jahjaga nis takimet për tejkalimin e krizës në Kuvend

19.10.2015 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga nis takimet për tejkalimin e krizës në Kuvend

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka iniciuar nisjen e takimeve me liderët e institucioneve dhe partive politike në përpjekje për tejkalimin e bllokadës në Kuvend.

“Pas konsultimeve me krerët e institucioneve, me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për t’i njoftuar me vendimin tim, ftoj për dialog politik partitë politike parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, thuhet në deklaratën e presidentes.

Jahjaga i ka cilësuar të papranueshme veprimet e dhunshme në institucione, duke paralajmëruar se ato rrezikojnë të lëndojnë konsensusin demokratik në Republikën e Kosovës.

“Mandati im si presidente e vendit është të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve dhe të shërbejë si faktor uniteti, dhe mbi këtë bazë e ftoj spektrin politik parlamentar të Kosovës, që të pranojnë këtë ftesë për dialog për mospajtimet në këto javët e fundit”, vijon deklarata e presidentes.

Ajo ka konfirmuar se u ka dërguar ftesa subjekteve politike si të koalicionit qeveritar ashtu edhe partive opozitare për takime të ndara në Presidencë në mënyrë që në fund, të mbahet edhe një takim i përbashkët për tejkalimin e gjendjes së krijuar.

Raportet ndërmjet forcave politike në opozitë dhe atyre në pushtet, kanë pësuar tensionim më të madh që prej arritjes së marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Marrëveshja është arritur më 25 gusht, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes, serbët në Kosovë do të kenë më shumë te drejta dhe Asociacioni i Komunave do të ketë përgjegjësinë për disa fusha, siç janë shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik e planifikimi urban e rural, si dhe do të ketë të drejtë të marrë fonde nga Beogradi.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partia Nisma, vazhdojnë të kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve nga kjo marrëveshje me Serbinë dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, transmeton rel.

Tërheqja e nënshkrimeve, nga kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria e Kosovës janë cilësuar të papranueshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Ramiz Kelmendi priti kreun e Odës Ekonomike Amerikane, u nderua me mirënjohje për 22 vjet bashkëpunim

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

Zemaj: Më është kërkuar nënshkrimi për shkarkimin e Abdixhikut, qëndrimin do ta jap pas mbledhjes

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

MAShT ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Vizita e zv.ministrit të jashtëm italian, MPJ del me njoftim: Konjufca dhe Cirielli biseduan për integrimin evropian të Kosovës

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Rama ndan pamje nga Samiti i NATO-s, shfaqet krah Erdoganit

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Policia gjen sërish armë e municion në një fshat të Zubin Potokut

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës