Jahjaga: Kosova është krenare për miqësinë e përjetshme me ShBA

22.08.2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga: Kosova është krenare për miqësinë e përjetshme me ShBA

36 vullnetarë amerikanë nga Korpusi i Paqes, të cilët do të shërbejnë në Kosovë, sot u betuan solemnisht para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie.
Në solemnitetin e betimit mori pjesë e presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Ajo duke folur me këtë rast tha se i dëshiron mirëseardhje grupit të dytë të vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë dhe shtoi se vullnetarët e grupit të parë punuan me devotshmëri në tërë Kosovën, me komunitetin ku shërbyen dhe ofruan një dritare për kulturën amerikane.

Pastaj, siç njofton kumtesa presidenciale, kryetarja vazhdoi:

“Gëzohem që suksesi i këtij programi po vazhdon më tutje. Ju, vullnetarë të rinj, do të shihni se familjet ku do të jetoni, shkollat ku do të punoni dhe komuniteti të cilit do t’i shërbeni kanë një traditë të gjatë të mikpritjes. Ju do të ndjeni që miku i shtëpisë është pjesë e familjes dhe gëzon respektin më të madh. Do të shihni se jo vetëm në komunitetin ku shërbeni por në tërë Kosovën populli ynë është krenar për partneritetin dhe miqësinë e përjetshme të shtetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo do të jetë përvoja juaj më domethënëse dhe më fisnike. Në familjet kosovare dhe në punën tuaj do të përjetoni momente të veçanta. Do të ndani bukën, kripën dhe zemrën. Do të mësoni për besën e për rëndësinë e saj ndër shekuj. Do të keni përgjegjësi për ta ruajtur nderin e shtëpisë e do ta kuptoni sa i shenjtë është shkollimi për ne. Në odat tona do të dëgjoni tregime për mbijetesën, nderin e përpjekjet e qytetarëve të Kosovës. Do të qani me përjetimet e luftës, me kujtimin e atyre që u vranë, atyre që u dhunuan dhe atyre që ende janë të zhdukur.

Patjetër që do të mahniteni me stoicizmin e qytetarëve tanë për të krijuar një shtet ndryshe, për të falur dhe për të vazhduar tutje. Do të mahniteni me vullnetin dhe guximin e vajzave dhe djemve të Kosovës për të kontribuuar në ndërtimin e shtetit tonë. Kjo energji e të rinjve është ekzistenciale për shtetin tonë. Kosova do të jetë përvojë e paharrueshme për të gjithë ju.

E di që ky grup i vullnetarëve, për herë të parë do të jetojë dhe do të ndihmojë edhe komunitetin serb të Kosovës. Ju do të shihni se Kosova është shtet i të gjithëve. Do të kuptoni që dallimet nuk na ndajnë, por na bëjnë më të fortë.

Dëshiroj që të falënderoj ambasadorin Delawie i cili dje i dorëzoi kredencialet dhe filloi punën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për përkrahjen e këtij programi që në ditën e tij të parë të punës. Gjithashtu, dua që t’i them se nga sot ai do të ballafaqohet me konkurrencë nga këta ambasadorë të paqes dhe të bashkëpunimit.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e përgjithshëm z. Kurtz dhe stafin jashtëzakonisht profesional të Korpusit të Paqes këtu në Kosovë. Puna e tyre e ka bërë Korpusin e Paqes një ndër programet më të suksesshme deri më sot në Kosovë.
Korpusi i Paqes këtu në Kosovë është një program i rëndësishëm për fuqizimin e miqësisë së përjetshme të popujve tanë dhe në mes të dy shteteve tona”, tha në fund Jahjaga.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm