Jahjaga dhjetëfishoi pasurinë brenda mandatit si Presidente (Dokument)

26.01.2016 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Jahjaga dhjetëfishoi pasurinë brenda mandatit si Presidente (Dokument)

Për pesë vjet në krye të shtetit, Presidentja Atifete Jahjaga ka ndryshuar shumë. Ajo nuk është më policja që kishte një llogari bankare, një veturë ‘Golf’ e rreth 7 mijë euro kursime. Tash në fund të mandatit, Jahjaga në forma të ndryshme ka rreth 100 mijë euro të shpërndara në tre xhirollogari.

E filloi detyrën si zonja e parë e shtetit me 7 prill 2011, por nuk dihet nëse do ta përfundojë në prillin e sivjetmë kur edhe i  skadon mandati pesë vjeçar.

Sidoqoftë, për këto vite, nuk është vetëm pamja e  Presidentes Atifete Jahjaga, që ka ndryshuar. Ndryshime kanë pësuar edhe llogaritë e saj bankare.

Ato tashmë janë ndryshe jo vetëm për nga shuma e parave që mbajnë, por edhe numri i tyre. Nga një që kishte në vitin 2011, Jahjaga tashmë ka tri sosh.

Të dhënat zyrtare në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e dëshmojnë një fakt të tillë.

Mandatin nga police në Presidente ajo e nisi me një llogari bankare, bazuar në deklaratën e nënshkruar  nën qershorin e vitit 2011 e në të cilën kishte 7 mijë e 849 euro.

Përveç edhe një veture të tipit ‘Golf’ , prodhim i vitit 2009, në vlerë 6 mijë euro, Jahjaga personalisht nuk kishte deklaruar diçka tjetër, përjashtuar shumën e pagës  vjetore që kishte llogaritur se do t’i merrte si Presidente, e që ishin 34 mijë e 478 euro.

Të ardhurat vjetore të bashkëshortit si mjek në  QKUK i kishte deklaruar në shumën e 6 mijë e 618 eurove, duke e përmbyllur kështu tërë pasurinë që kishte.

Jahjaga nuk kishte deklaruar patundshmëri, që në fakt ka mbetur e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar për të as pesë vjet më vonë  në krye të shtetit.

Ndërkohë,  në deklarimin e bërë në AKK të datës 26 mars 2015, tash gati në fund të mandatit prej gjysmë dekade, Presidentja Jahjaga shkruan se ka veturë të përbashkët me bashkëshortin, të  tipit ‘Skoda New Octavia’ 1.6 TDI,  të blerë me kredi në vlerë prej 16 mijë e 500 euro, raporton Lajmi.net.

Në tri llogaritë bankare, njëra prej të cilave është edhe e bashkëshortit, Presidentja ka shkruar se ka para të gatshme në vlera të ndryshme. Në llogarinë e parë ka 82 mijë e 788 euro, në të dytën janë 3 mijë e 171 euro,  e në të tretën që i përket edhe bashkëshortit, ka 413 euro.

Përveç kësaj, në deklarimin e  fundit, ajo nuk i ka përfshirë të ardhurat vjetore, por i ka shënuar vetëm të ardhurat mujore, duke theksuar se  merr pagë në vlerë prej 2 mijë e 478 euro në muaj, ndërkohë që për bashkëshortin e saj, ka deklaruar se merr 602 euro në muaj.

Sidoqoftë, këtyre shumave u shtohen edhe të ardhurat e mëditjeve që ajo merr. Për një vit, Presidentja ka shkruar se merr 6 mijë e 75 euro vetëm nga mëditjet që sipas ligjit i takojnë.

(Kosova Sot)

jahj

jahjajahjag

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur