Ja sa do të kushtojnë telefonat e rinj Galaxy A (2016) të Samsung

E publikuar: 04/12/2015 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelet e reja Galaxy A (2016) të Samsung-ut duken krejtësisht ndryshe nga versionet e vjetra, pasi ofrojnë një dizajn më të mirë, ekran me rezolucion më të lartë, kamera më të mira, bateri më të mëdha, teknologjinë e furnizimit të shpejtë me energji, procesor më të shpejtë, më shumë hapësirë etj.

Meqë janë të mirë nga të gjitha drejtimet, do të kushtojnë edhe më shtrenjtë se paraardhësit e tyre. Telefonat e rinj Galaxy A7, A5 dhe A3 (2016) do të dalin në tregun kinez në mesin e muajit dhjetor, ndërsa nga muaji janar do të fillojnë të shiten në Evropë.

Për momentin janë zbuluar çmimet vetëm për tregun evropian, megjithatë, duke pasur parasysh se këmbimi valutor mes euros dhe dollarit është pothuajse i njëjtë, atëherë ata do të kenë një çmim të përafërt me tregun amerikan.

Pa u zgjatur më shumë – Galaxy A3 (2016) do të kushtojë rreth 329 euro/dollarë, A5 (2016) do të shitet për 399 euro/dollarë, ndërsa A7 për 499 euro/dollarë.