Ja procedura që duhet ndjekur për t’u punësuar në Gjermani

10.09.2015 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman, ka përsëritur edhe njëherë faktin se të gjitha kërkesat për azil të paraqitura në Gjermani ngashtetasit shqiptarë do të refuzohen.

Në një intervistë për “Top Show”, Hoffman ka thënë se shqiptarët aplikojnë për azil duke nisur nga arsyeja ekonomike, gjë që sipas tij, është gabim. Sipas tij, azil përfitojnë vetëmshtetasit të cilëve i’u rrezikohet jeta në vendet e tyre të origjinës, duke marrë si shembull Sirinë.

-Mbi ç’kritere kthehen azilantët shqiptarë në Shqipëri?

“Ne jemi duke përpunuar të gjitha kërkesat për azil të të gjithë shtetasve që kanë ardhur nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kjo po bëhet në mënyrë prioritare. Të gjitha bazat ligjore, dispozitat ligjore janë mjaft të qarta në Gjermani rreth këtij fakti. Azil politik përfitojnë vetëm ata që përndiqen politikisht në vendet e tyre dhe përvoja na ka treguar se 99.5 % të rasteve të azilkërkuesve shqiptarë nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit politik”.

-Cila është procedura që ndiqet për kthimin e azilantëve shqiptarë?

“Në momentin që janë përfunduar procedurat për përpunimin e kërkesave për aziltë shtetasve shqiptarë, ndiqen kryesisht dy rrugë, e para: është kthimi me vullnet të lirë i këtyre shtetasve; dhe e dyta: është kthimi me forcë në drejtim të Shqipërisë. Sigurisht, rruga e parë do të ishte për ne ajo më e preferuara kur ne mbështesim azilantët me të gjitha mundësitë që kemi me “charter”. Në rastin e dytë shtetasit që rikthehen shoqërohen me punonjës të Policisë Federale. Në të dyja rastet ne kemi koordinim mjaft të mirë me strukturat e qeverisë shqiptare. Numri i rikthimeve nga java në javë vjen në rritje, megjithatë momentin e saktë se kur do të përfundojë kthimi i të gjithë azilantëve ne nuk e kemi”.

-A ka një plan Gjermania se kur do të diskutohet që Shqipëria të futet në listën e vendeve të sigurta?

“Jo më larg se e diela e shkuar, qeveria federale ka marrë një vendim parimor të vetin, sipas së cilës mjaft shpejt Shqipëria do të kategorizohet si vend i sigurtë. Mendoj se brenda pak javësh kur të gjitha procedurat të kenë kaluar përmes instancave që parashikon ligji, kjo procedurë do të mbyllet, dhe mendoj se do të ndodhë shumë shpejtë”.

-A ka mundësi punësimi në Gjermani?

“Të gjithë duhet ta kuptojnë dhe dëgjojnë me vëmendje këtë që po them. Pothuajse të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani, shtyhen nga motive ekonomike. Ata shkojnë atje për një vend pune. Por, këtë nuk mund ta arrijnë kurrsesi duke kërkuar azil në Gjermani në sensin juridik të fjalës. Kush dëshiron të punojë në Gjermani, nuk duhet të bëjë kërkesë për azil politik pasi të gjithë shqiptarët, e theksoj këtë të gjithë shqiptarët, marrin një vendim refuzues. Dhe pikërisht qeveria federale verën e shkuar ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ofruar mundësi ligjore të mëtejshme për punësimin e shtetasve që vijnë nga Ballkani Perëndimor në Gjermani dhe këtë e bën sepse kërkon të reduktojë në njëfarë mënyre barrën që ka sistemi i azilit në Gjermani, duke bërë që prej këtij sistemi të përfitojnë ata shtetas që janë subjekt i përndjekjes së tyre politike, si shtetasit që vijnë nga Siria. Kjo do të thotë që në qoftë se dëshirojnë që të punësohen në Gjermani, kjo nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë nëpërmjet rrugës së azilkërkimit, por duke shkuar në Gjermani e duke kërkuar atje një vend pune. Punëmarrësi, me një kontratë pune duhet të kthehet në Shqipëri dhe të vijë pranë Ambasadës gjermane dhe të aplikojë për vizë pune. Kjo do të ishte rruga e duhur për mundësi punësimi në Gjermani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm