Kryesore

Ja kush e vrau Isa Boletinin!

17.03.2016 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ja kush e vrau Isa Boletinin!

Kush e ka vrarë heroin tonë të madh, Isa Boletini? Kjo është pyetja që ngre gazetari i njohur, Besnik Dizdari, në një shkrim tek gazeta Panorama.
Sipas tij, përgjigja mund të gjendet në librin “Tokë pa drejtësi” të malazezit Milovan Gilas.

“Më dukej e çuditshme që familja e Milovan Gilas-it të ishte përfshirë në rënien e Isa Boletinit. Drejt me thënë, nuk e besoja fort. Ndërkaq, ka vite që ndjek figurën tanësore të Milovan Gilas-it. Kjo, sepse figura e tij, përveçse e lidhur me gazetarinë e historinë, është e shumanshme ngado që ta marrësh.Komunist qysh në vitet ’20, bashkërithemelues i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, partizan i orëve të para, pjesë e katërshes së famshme byroiste Tito-Kardel-Gilas-Rankovic, zëvendëskryeministër i Jugosllavisë komuniste, shkrimtar, gazetar, botues i Borbës, bashkëpunëtor krejt i afërt i Titos. E mandej? Mandej disident, kundërkonformist ndaj partisë së tij, autor i librave dhe shkrimeve që vetvetiu rrëzojnë shoqërinë komuniste, qoftë edhe atë jugosllave, e kësisoj i shndërruar në kundërtitist”, shkruan Dizdari.

Sipas tij, në libër thuhet se babai i Milas-it, Nikola, është ushtaraku që udhëhoqi aksionin për vrasjen e Boletinit.

“Gilas-i nuk e pranon se babai i tij ka vrarë Boletinin. Por Gilas pranon se babai i tij e ka ngritur pushkën për të qëlluar Boletinin. Pa pasur kohë megjithatë ta shkrepë, sepse plumbi i një ushtari të Nikola Gilas-it kryen punë me shpejt”.

Por përse?

“Heroi i shquar shqiptar, Isoja i Boletinëve, zgjodhi pikërisht këtë çast të rrënimit të përgjithshëm, të dëshpërimit dhe kaosit, për të sulmuar Podgoricën”, shkruan Milas në librin e tij.

Por Dizdari thotë se kjo është një gënjeshtër, pasi Tafil Boletini thotë se kjo ishte një propagandë që ishte përhapur nga qeveria se gjoja shqiptarët, të shtyrë nga Austria, do djegin Podgoricën.

Dizdari gërmon edhe për fatin e Nikola Milas-it.

Sipas disa të dhënave, ai u vra në Kosovë në vitin 1914, natën, ndërsa po përzinin serbët dhe malazezët.

Vetë Milovani nuk e pranon këtë në libër. Ai thotë se babai i tij është vrarë ditën nga disa fashistë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike