Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – Kosova aty u aderuar më 2016

E publikuar: 25/11/2024 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto ilustruese

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës, ka njoftuar se shteti i Izraelit e ka tërhequr kundërshtimin që e kishte shfaqur kundër aderimit të Kosovës, në këtë Konventë.

Në fakt, MPJ e ka shpërndarë qëndrimin e shtetit hebre që bën të ditur se tashmë ka hyrë në fuqi Konventa mes Izraelit dhe Republikës së Kosovës.

“Shteti i Izraelit e tërheq kundërshtimin për aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën e Hagës të 5 tetorit 1961 për Heqjen e Kërkesës për Legalizim të Dokumenteve të Huaja Publike(“Konventa e Apostiles”). Kështu që Konventa ka hyrë në fuqi ndërmjet Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës më 20 Nëntor 2024.″ – thuhet në njoftim.

Kosova e kishte depozituar instrumentin e saj të aderimit në Konventën e Hagës më 6 nëntor 2016.

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës (Depozituese ), Vjosa Dobruna, Ambasadorja e Kosovës dhe Këshilltari Besnik Ramadanaj përfaqësonin Ambasadën e Kosovës. Asokohe ishte njoftuar se aderimi i Kosovës në Konventë do të ketë efekt vetëm sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe atyre shteteve kontraktuese të cilat nuk kanë ngritur asnjë kundërshtim për aderimin e saj deri më 15 maj 2016. Përveq Izraelit, Spanjës, Rusisë kishin kundërshtuar edhe vende që e kishin njohur Kosovën.