Izraeli publikon shifrat e civilëve të huajë të vrarë në sulmin e Hamasit

E publikuar: 11/10/2023 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka publikuar një listë me shifra të civilëve të huajë të vrarë apo zhdukur në sulmin e Hamasit, të shtunën.

Sipas listës 11 civilë amerikanë rezultojnë të vdekur, ndërsa ka edhe disa të zhdukur. Raportohet për 18 civilë tajlandezë të vrarë, 11 të kapur peng dhe 8 të lënduar. Po ashtu raportohet për 10 civilë të vrarë nga Nepali.

Shtatë civilë argjentinas raportohet se janë vrarë, e 15 të zhdukur.

“Asnjëri nuk është kursyer”, ka thënë MPJ e Izraelit.