Izraeli nuk do ta njoh ekzistimin e Kosovës si shtet i pavarur.
Kështu së paku ka thënë ambasadorja e sapozgjedhur e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila ripërsërit qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic.
Kujtojmë se pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete prej të gjitha kontinenteve.