“Iu luta të ndalonte”, shqiptari dhunon 20 vjeçaren në Itali, arrestohet nga policia

E publikuar: 13/06/2022 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeçare Itali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit mes së shtunës (11 qershor) dhe të dielës (12 qershor).

Të dy me banim më zonën e Pesarese, ata ishin takuar në një klub në Cattolica, Malindi Beach Cafe, në zonën e plazhit. Një moment, i riu me origjinë shqiptare e bindi 20-vjeçaren të largohej nga klubi, shkruajnë mediet italiane. Ajo pranoi dhe të dy u nisën drejt një parkingu afër lokalit, jo shumë larg shezlongeve dhe çadrave. Në një moment 22-vjeçari e tërhoqi vajzën me forcë në një vend të pandriçuara.

20-vjeçarja tregon se ishte si e paralizuar.

“Iu luta të ndalonte, ai nuk kishte mëshirë, isha si e ngurtësuar”, thotë ajo.

22-vjeçari shqiptar e shtyu në një cep me ndriçim të dobët, e hodhi në tokë dhe e përdhunoi. Në një moment vajza arriti të shpëtonte dhe telefoni miqtë e saj.

“I thashë ndalo, ndoshta ishte i dehur”, shtoi ajo.

Miqtë e vajzës dhe shokët e shqiptarit mbërritën në vendin ku ndodheshin 2 të rinjtë dhe u grindën me njëri-tjetrin.

Pas mbërritjes së karabinierëve, 22-vjeçari u arrestua. Tashmë ai ndodhet në burgun e Riminit, ku në fillim të javës së ardhshme do të mbahet seanca e vlefshmërisë para gjykatësit hetues.