Itali, acari shkakton 7 viktima. Ndërhyn Papa, shtyhet një ndeshje e Serie A

E publikuar: 08/01/2017 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vala e motit të acartë, të përplasur mbi Italinë qendrore e jugore, duket se është kthyer në emergjencë kombëtare. Viktimat nga të ftohtit aktualisht kanë shkuar në 7, të regjistruar në Milano, Firence, Latina, Altamura, Avellino, Aversa dhe Messina.

Mes viktimave është një polak i pastrehë 66-vjeçar, i gjetur brenda një pallati të braktisur në Lombardi. Ndërkohë në Capriano, një provincë e Monzës, një pensionist 81-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të lumit Bevera a Briosco, jo larg nga shtëpia e tij. Ai thuhet se ka qenë i sëmurë me Alcajmer. Adam Zbignieë Koziol, i cili kishte mbushur 49 vjeç ditën e Krishtlindjes, një tjetër i pastrehë polak është gjetur i pajetë dhe i ngrirë gjatë natës në Firence.

Në 48 orët e fundit janë regjistruar edhe 5 viktima të tjerë. Angelo Lanzaro, një 44-vjeçar baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë nga morthi në Avellino. Një i vdekur edhe në Messina, këtë herë një shtetas rumun 46-vjeçar. Një sëmundje apo rënie prej akullit dyshohet të jenë shkaqe të vdekjes së një gruaje 49-vjeçare në Altamura të Bareses. Edhe një 50-vjeçar i pastrehë është ndarë nga jeta në kishën e Immacolata, në qendër të Latinës.

Një pjesë e madhe e qendrës dhe jugut të vendit është zbardhur, ndërkohë që në të gjithë vendin, temperaturat kanë zbritur ndjeshëm nën zero, me probleme të shumta në rrugë dhe hekurudhë, duke mbyllur edhe disa autostrada. Edhe disa aeroporte kanë mbetur të bllokuar për disa orë.

Kryeministri italian Paolo Gentiloni është shfaqur sot në selinë qendrore të Mbrojtjes Civile për të mbikëqyrur operacionet e ndihmës.

Ndërkohë ka ndërhyrë edhe Papa Françesku, duke vendosur për 24 orë në ditë të konvikteve. Të pastrehëve që nuk duan të lëvizin nga vendet ku rrinë si zakonisht, u janë shpërndarë veshje të posaçme që rezistojnë deri në -20 gradë Celsius.

Nga të ftohtit të acartë duket se është prekur edhe kampionati italian i futbollit, Serie A, pasi ndeshja Pescara-Fiorentina është shtyrë, teksa parashikohej të luhej sot./tch/