Isufi: Homazhe në nder të Gjeneral Lulzim Morinës, simbol i luftës për liri

E publikuar: 20/12/2024 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, në Lipjan, familjarë, bashkëluftëtarë, kolegë dhe qytetarë u mblodhën për të kujtuar dhe nderuar Gjeneral Lulzim Morinën, një luftëtar i paepur i lirisë dhe një emër që mbetet i gjallë në kujtesën kombëtare ka shkruar Ahmet Isufi kandidat për deputet nga radhët e AAK-së.

Gjeneral Morina, i njohur si simbol i sakrificës dhe dashurisë për atdheun, do të mbetet përherë shembulli më i ndritur i një heroi që e deshi çdo pëllëmbë të tokës së tij me gjithë zemër.

“Luli do të mbetet përherë në zemrat tona, si frymëzim për brezat që do të vijnë,” theksuan të pranishmit gjatë homazheve.

Lavdi e përjetshme Gjeneral Lulzim Morinës!