Kryesore

Isufi godet Kurtin: “Gjilani i sakrificës nuk është strehë e mashtrimit politik – Anamorava nuk harron dhe nuk fal premtimet boshe”

02.06.2026 07:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Isufi godet Kurtin: “Gjilani i sakrificës nuk është strehë e mashtrimit politik – Anamorava nuk harron dhe nuk fal premtimet boshe”

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ahmet Isufi (nr. 13), ka deklaruar se Gjilani dhe Anamorava nuk mashtrohen lehtë me propagandë dhe premtime të pambajtura, duke theksuar traditën e rajonit në atdhetari dhe sakrificë kombëtare.

Sipas Isufit, qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës kanë të drejtë të kërkojnë llogari për projektet dhe investimet e premtuara ndër vite, të cilat, sipas tij, nuk janë realizuar. Ai tha se Anamorava gjithmonë ka ditur të dallojë fjalët nga veprat dhe të vlerësojë ata që sjellin rezultate konkrete.

Isufi u bëri thirrje qytetarëve që zhgënjimin ta shndërrojnë në vendim, duke mbështetur, siç tha ai, përfaqësuesit që kanë dëshmuar aftësi në qeverisje dhe në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Gjilani nuk është qytet që mashtrohet lehtë. Është vatër e ilegales, e atdhetarizmit dhe e sakrificës kombëtare. Nga kjo anë kanë dalë veprimtarë që kanë rrezikuar jetën e tyre kur ishte më së vështiri për Kosovën. Kjo histori nuk lejon që qytetarët të trajtohen me propagandë, me arsyetime dhe me premtime që nuk mbahen.

Anamorava gjithmonë ka ditur ta dallojë fjalën nga vepra. Ka ditur t’i vlerësojë ata që punojnë dhe t’i ndëshkojë ata që kërkojnë besim pa dhënë rezultate.

Sot, pas kaq vitesh pritjeje, qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Artanës kanë të drejtë të pyesin se ku mbetën ato projektet e mëdha që u premtuan? Ku është zhvillimi që u garantua? Ku janë investimet që do ta ndryshonin jetën e të rinjve dhe familjeve të Anamoravës?

Një rajon me këtë traditë nuk mjaftohet me fjalë. Kërkon punë, rezultate dhe përgjegjësi.

Prandaj, është koha që Anamorava ta kthejë zhgënjimin në vendim. Ta rikthejë besimin te ata që kanë dëshmuar se dinë të qeverisin dhe të japin rezultate. Gjilani dhe Anamorava nuk kanë qenë kurrë strehë e mashtrimit politik, kanë qenë gjithmonë vatër e njerëzve që e duan vendin dhe kërkojnë vepra, jo arsyetime.

Kandidatët e Aleancës nga Gjilani e Anamorava janë përfaqësimi më i denjë në tempullin ku mirren vendimet dhe në qeverinë ku zbatohen veprimet në dobi të qytetarëve.

#aleanca128✅ #13✅

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare