Isufi e Haradinaj takojn përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane – Kontributi i biznesve të diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës është i jashtëzakonshëm

E publikuar: 26/12/2024 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmet isufi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë takuar sot përfaqësues të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ai ka thënë se kontributi i biznesve të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të Kosovës është i jashtëzakonshëm, sipas Isufit, diaspora ka investuar në shumë sektorë, duke krijuar vende pune, rritur prodhimin dhe përmirësuar infrastrukturën, ka shkruar ai.

Bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kandidatin tonë për deputet nga diaspora, Ukë Blakaj, i cili është njëherësh anëtar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe një sipërmarrës i suksesshëm në mërgatë.

Patëm nderin të presim në takim kryetarin e unionit Nazmi Viqa dhe anëtarët tjerë të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Kontributi i biznesve të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të Kosovës është i jashtëzakonshëm. Diaspora ka investuar në shumë sektorë, duke krijuar vende pune, rritur prodhimin dhe përmirësuar infrastrukturën. Përmes investimeve direkte, transferimit të njohurive dhe lidhjeve të forta me tregjet ndërkombëtare duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë.