ISR: Kosova me rritje relativisht të lartë ekonomike për 2016

04.01.2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
ISR: Kosova me rritje relativisht të lartë ekonomike për 2016

Për të katërtin vit me radhë, Instituti për Zgjidhje Strategjike (ISR) ka përgatitur raportin vjetor për parashikimet e trendeve politike, sociale dhe ekonomike. Parashikimi i sivjetmë Strategjik – “Parashikimi Strategjik 2016: Evropa Qendrore dhe Juglindore” – përfshin një parashikim të ndryshimeve në stabilitetin e Ambientit Investues si dhe pasiguritë e pritura politike, sociale dhe ekonomike në 16 vende të Evropës Qendrore dhe të asaj Juglindore.

ISR vjen në përfundimin se rritja ekonomike është rikthyer në vendet e analizuara. Të gjitha vendet, përveç Greqisë (-1.3 % rritje të GDP-së më 2016), do të kenë rritje pozitive ekonomike më 2016. Sipas parashikimit të FMN-së, Sllovakia do të ketë rritje të GDP-së prej 3.6 % ndërsa Polonia 3.5 %. Mali i Zi (3.5 %), Rumania (3.9 %) dhe Kosova (3.8 %) do të kenë rritje relativisht të lartë të GDP-së më 2016.

“Nëse në të kaluarën kemi parë trend negativ të rritjes ekonomike, apo rritje të vogël, në ambiente relativisht politikisht stabile, tani qartazi mund të themi se ky trend po merr kahe tjetër”, ka thënë drejtori i ISR-së, Tine Kraçun, ndërsa në të njëjtën kohë thekson se “pasiguritë politike dhe sociale po rriten, që qartazi tregon se efektet pozitive të rimëkëmbjes ekonomike ende nuk po shihen në sferën sociale”.

Vendet e Evropës Juglindore, më së paku tërheqëse për investime direkte të huaja

Nga 16 vendet e analizuara, Sllovakia, Sllovenia dhe Republika Çeke do të jenë Ambientet më stabile për Investime më 2016. Kjo, sipas raportit të ISR-së, nuk është aspak e befasueshme pasi që të tre këto vende janë relativisht politikisht stabile. Veç kësaj, Sllovakia dhe Republika Çeke kanë edhe rritjen më të fuqishme ekonomike në BE, transmeton Koha.net.

Ekonomia sllovene pritet gjithashtu të forcohet dhe të stabilizohet edhe më tej, kryesisht për shkak të eksportit dhe rritjes së konsumit të brendshëm më 2016.

Ndërkaq, në anën tjetër, Bosnja, Serbia dhe Kosova do të jenë – ndonëse me rritje të fuqishme ekonomike – më së paku tërheqëse për Investime të Huaja Direkte më 2016.

Trazirat politike, trazirat sociale, prezenca e vazhdueshme e Pasigurisë Sociale në njërën anë dhe në anën tjetër korrupsioni i lartë dhe presioni nga shoqëria ndërkombëtare mbesin variablat kryesore për të pasur ndikimin më të madh në (pa)qëndrueshmërinë e përgjithshme të tyre për Ambient Investimi.

Kroacia do të shënojë përmirësimin më të madh të stabilitetit të Ambientit Investues brenda një viti. Kjo, sipas ISR-së, do të arrihet kryesisht për shkak të stabilitetit të pritshëm më të madh politik, shkallës më të ulët të papunësisë dhe konsumit më të lartë të prodhimeve vendore.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre